Njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka shkuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” për të kontrolluar nëse janë të vërteta dyshimet për mjet shpërthyes në njërin nga avionët, ka raportuar Klan Kosova.
Njësitë e policisë janë duke u kontrolluar të gjitha pjesët duke përfshirë edhe pistat.


