Lajme

Dyshimet për manipulim me vota, 14 të dyshuar intervistohen në Gjilan

02/10/2026 18:26
nga:G B

14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai tha se të dyshuarit jane liruar në procedurë të rregullt.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Të gjtë personat e intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Hashani.