Lajme

Dyshimet për konsumim të kokainës në Komunën e Leposaviqit, Mehmetaj kërkon të hetohet edhe Lulzim Hetemi

01/31/2024 21:12
nga:G B

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë së martës (dje) njoftoi se kanë nisur hetimet për substancat narkotike brenda komunës së Leposaviqit. Ndërsa, Dragana Miletiq, është shkarkuar nga posti i nënkryetares së komunës, pasi edhe ajo shihet duke konsumuar kokainë në pamjet e publikuara nga “Nacionale”.

Për këtë në “Debat Plus” gazetari, Lirim Mehmetaj, ka kërkuar të hetohet edhe kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi, teksa ka kërkuar më shumë qartësi dhe përgjegjësi publike.

“Në asnjë komunë tjetër nuk kish kalu veç me shkarkimin e nënkryetares pa kurrfarë, dhënie të përgjegjësisë publike. Qysh kish ndodhë në institucione tjera, kish me ndodhë edhe në këtë situatë. Me dal edhe kryetari i Komunës besa edhe ai me u hetu, se nuk e di as çfarë hetime është ka bëhet. Prej një situatë që neve na proklamohet si një parajse ligjore në veri edhe shtirje e madhe e sovranitetit, ky është realitet i kundërt, gjithë ato situata jo ligjore duke ndodhë. Qartësi ma të madhe dhe ne është dashtë me kërku këtë. Duhet një hetim më i qartë, shumë pak ka qartësi”, ka thënë Mehmetaj.