Lajme

Dyshimet për helmim të qytetarëve në Deçan, reagon ish-ministri i Shëndetësisë

07/12/2021 21:36
nga:Q R

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar pas dyshimeve se qindra qytetarë të Deçanit janë helmuar nga uji i pijes. Nëpërmjet Facebookut, Zemaj ka kërkuar hetimin e rastit, përcjell GazetaBlic.

“Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes”, shkroi Zemaj në Facebook.

“Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes.

Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave.

Të gjithë të prekurve ju uroj shërim të plotë!