Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka pezulluar nga puna inspektorin Qenan Maxhuni, i cili sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, falsifikonte vendin e origjinës për mishin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë.
Në vendimin e AUV të siguruar nga Portali Dukagjini thuhet “Pezullohet nga marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në shërbimin civil; z.Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”.