Lajme

Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë në Podujevë, ku mbet i vrarë një person

01/12/2022 20:49
nga:Gazeta Blic

Një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person është arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K., (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Gazeta Blic merr vesh në kushte anonimiteti nga banorë të fshatit, se dyshimet e para për ngjarjen janë që gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Kjo pasi që sipas dyshimeve fillestare, edhe viktima edhe i arrestuari, kishin dalur në shoqëri të njëri-tjetrit në malet e fshatit për gjueti.