Kandidati i pavarur nga Inciativa Qytetare për Skenderajn, Sokol Haliti, pretendon se i janë vjedhur votat gjatë procesit të numërimit.
Sipas Halitit, janë rreth 300 vota që i janë vjedhur në procesin e numërimit në KQZ, raporton GazetaBlic.com
Ai ka publikuar edhe dy fotografi si dëshmi që votat i ndryshojnë në momentin e përditësimit te të dhënave.


Në anën tjetër edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, pretendon se ka pasur keqpërdorime në procesin e votimit.
Përmes një postimi në Facebook Jashari, tha se do të kërkoj drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.


