Sporti

Dyshime për finale të trukuar në Nigeri, penalltitë më qesharake që keni parë ndonjëherë

07/15/2022 10:38
nga:Mergim Rreci

Një nga ngjarjet më interesante të viteve të fundit në futboll ka ndodhur në Nigeri.

Një ndeshje ka prodhuar penalltitë më qesharake, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekzekutimi i tyre lë dyshime të mëdha se ndeshja ishte e trukuar, me njërin nga futbollistët që e dërgon topin në pjesën e kundërt me portën.

Në anën tjetër, portieri nuk reagon fare, pavarësisht që topi shkon në portën e tij.