Skuadra e 2 Korrikut (U-19) do të zhvillojë ndeshjen historike të Ligës së Kampionëve për të rinj.
2 Korriku, sot do të ballafaqohet me Dynamo Kiev me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë luhet sot, teksa ajo e kthimit me 11 dhjetor në Prishtinë. 2 Korriku i ka kaluar me sukses dy raundet e para të “UEFA Youth League”.
UEFA Youth League i ka dy rrugë, përkatësisht dy grupe. Në grupin e parë janë skuadrat e të rinjve të klubeve që paraqiten në Ligën e Kampionëve. 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut.
Në rrugën e dytë janë skuadrat kampione nga 52 vende. Skuadrat kampione nuk kanë fazë grupore, por tri raunde eliminuese. Dhjetë ekipet më të mira pas tri raundeve kalojnë në 1/16 e finales.
Ja formacionet zyrtare të këtij takimi:
/GazetaBlic Sport/