Barcelona luan ndeshjen e parë evropiane pa trajnerin Ronald Koeman të martën, në transfertë ndaj Dimanos së Kievit.
Një gol i Gerard Pique ishte ai që i dha fitoren skuadrës së Barcelonës në ndeshjen e parë, por situata e pasigurt menaxheriale e katalansave mund ta bëjë ekipin ukrainas të mendoj fuqishëm për një rezultat pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport.
Pa fitore dhe pa gola deri më tash në Ligën e Kampionëve 2021-22, Dynamo Kiev do të synojë që sonte ta thyejë këtë bilanc me një rezultat të mundshëm pozitiv.
Kjo ndeshje zhvillohet në ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme.
Dynamo Kiev: Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Karavaev; Shaparenko, Sydorchuk; De Pena, Buyalskyi, Tsygankov; Shkurin.
Barcelona: Ter Stegen, Mingueza, Garcia, Lenglet, Alba; Gavi, Busquets, Gonzalez; Dest, Depay, Coutinho.
/GazetaBlic Sport/


