Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se Ministri Arben Vitia ka vizituar Klinikën e Kardiologjisë së bashku me drejtorin i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, ku janë njoftuar se është bërë dyfishimi i numrit të korongrafive dhe stentimeve për qytetarët, si dhe janë shtuar edhe shërbime të reja, raporton GazetaBlic.
Gatë vizitës drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve.
Po ashtu në njoftim thuhet se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses pocedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik. Kjo ndërhyrje është realizuar tek një paciente e moshës 26 vjeçare me çrregullime të përçimit atrioventrikular pas një intervenimi kirurgjik në zemrën e pacientes.
Në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar me sukses edhe 5 “pacemaker” biventrukular (CRT – P), pajisje që bëjnë resinkronizimin elektrik të punës së zemrës tek pacientët që kanë dëmtim të avancuar të muskulit të zemrës. Intervenimet e tilla të avancuara janë realizuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësor kroatë nga Spitali Universitar i Rjekës.
Në vitin e kaluar gjatë tërë vitit ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime.
/GazetaBlic/



