Sporti

Dybala zgjedh Romën, të enjten pritet të mbyllet gjithçka

07/18/2022 08:07
nga:L J

Roma është afër transferimit të Paulo Dybala.

Sipas asaj që ka raportuar TMW, përgjigja përfundimtare e argjentinasit do të mbërrijë të enjten, pasi lojtari është gati për t’i thënë po ‘Giallorossëve’.

Në kryeqytet, La Joya do të fitojë gati 7 milionë në sezon. Ende nuk ka marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës: 4 vjet ose tre vjet me opsion për një vit tjetër.

Roma e bëri lojtarin të ndihej në qendër të projektit dhe kjo ishte arsyeja e transferimit të tij. Napoli mbetet vigjilent, por negociatat me Romën janë vërtet shumë pranë mbylljes.

/GazetaBlic Sport