De Rossi tashmë ka marrë lajmi e parë të mirë tek Roma.
Paulo Dybala në fakt ka rinisur stërvitjet me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve dhe synon fuqishëm të rikthehet në fushë kundër Hellas Veronës në ndeshjen e së shtunës.
La Joya ishte jashtë në ndeshjen e fundit ndaj Milanit pasi u lëndua në fund të pjesës së parë në derbin ndaj Lazios.
Prandaj, De Rossi do të jetë në gjendje të llogarisë në cilësinë dhe kreativitetin e lojtarit argjentinas në përpjekje për të arritur fitoren e tij të parë si trajner i Romës.
/GazetaBlic Sport