Sporti

Dybala rrezikon të suspendohet për një muaj, shkaku i Juventusit

02/23/2023 12:53
nga:E K

Paulo Dybala u dëgjua të mërkurën në çështjen ‘Prisma Investigation’, lidhur me parregullsitë financiare të supozuara nga Juventus në pagesën e pagave për lojtarët në vitin 2020.

Futbollisti argjentinas, sot te Roma e Jose Mourinhos, është marrë në pyetje nga hetuesit për 3 milionë eurot që do të ketë marrë në një mënyrë tjetër nga ajo tradicionale, raporton gazeta La Reppublica përcjell GazetaBlic Sport.

Bianconerët kanë humbur tashmë 15 pikë për shkak të rritjes së transfertave të lojtarëve gjatë viteve të Covid-19 dhe tani rrezikojnë të humbasin më shumë për marrëveshjet e supozuara nën tavolinë me lojtarët. Në rastin konkret të Dybala, ai mund të pezullohet për një muaj.

/GazetaBlic Sport/