Sporti

Dybala: “Rinovimi i kontratës mund të presë, klubi ka gjëra më të rëndësishme tani”

12/06/2021 23:50
nga:E K

Në përfundim të kontratës së tij me Juventusin, argjentinasi Paulo Dybala është ende në pritje të një marrëveshjeje për të rinovuar kontratën me klubin nga Torino.

Argjentinasi së fundmi deklaroi se nuk është me nxitim rinovimi i kontratës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Klubi aktualisht ka gjëra të tjera për të diskutuar dhe zgjidhur. Rinovimi mund të presë, ajo që po ndodh tani është gjëja më e rëndësishme”, tha sulmuesi 28-vjeçar, duke iu referuar hetimeve të policisë në vazhdim për mashtrime të mundshme financiare në 62 transferime në futbollin italian, 42 prej të cilave përfshijnë Vecchia Signora.

Kujtojmë se Juventus është në hetim nga prokuroria italiane për çështje financiare.

/GazetaBlic Sport/