Sporti

Dybala respekton kërkesën e Mourinhos, kthehet nga pushimet më herët për t’u bashkuar me skuadrën

12/28/2022 12:10
nga:Mergim Rreci

Paulo Dybala është gati të kthehet në stërvitje me Romën dhe thuhet se ka ndërprerë pushimet e tij pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës.

Sipas Il Corriere dello Sport, La Joya do të kthehet në kryeqytet nesër, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai do të shkojë drejt e në Trigoria, duke u bashkuar me shokët e tij për një seancë stërvitore në prag të ndeshjes së fundit miqësore përpara se Seria A të rifillojë më 4 janar.

Nuk ka gjasa që Dybala të shfaqet në ndeshjen kundër Viterbese më 30 dhjetor, por Mourinho shpreson se sulmuesi argjentinas do të jetë i aftë për të luajtur kundër Bologna në ndeshjen e parë konkurruese të vitit 2023.

Special One i kishte kërkuar Dybala që t’i shkurtonte disa ditë pushimet për t’u kthyer në kohë për ndeshjen e parë të vitit.

Dybala ka përmbushur kërkesat e trajnerit të tij dhe do të kthehet në Romë të enjten me motivim shtesë që vjen nga Kupa e Botës që fitoi me Argjentinën.

/GazetaBlic Sport/