Sporti

Dybala: Pyetja e parë që i bëra Mourinhos ishte: Çfarë mund të fitojmë?

07/26/2022 15:05
nga:L J

Paulo Dybala është lojtari i ri i Romës.

Argjentinasi, i cili foli sot në konferencën për shtyp, foli edhe për rëndësinë e Mourinhos në zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar ekipit Gialloross.

“Pyetja e parë, për Mourinhon, ishte se çfarë mund të fitonim. Më pëlqen të fitoj. Kemi ndërgjegjësimin e trajnerit dhe besimin, ndërkohë që njohim njëri-tjetrin në stërvitje”, tha fillimisht Dybala.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm për të arritur objektivin. Do të përpiqem të jap gjithçka për të vazhduar të fitojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport