Roma njoftoi të mërkurën transferimit e Paulo Dybala.
Sulmuesi, i cili ishte i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin, ka nënshkruar deri në vitin 2025 dhe do të mbajë fanellën me numrin 21 tek Roma, përcjell GazetaBlic Sport.
28-vjeçari argjentinas ishte i lumtur me kalimin te Roma.
“Unë arrij te një ekip në rritje, i cili vazhdon të krijojë baza gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe me një trajner, Jose Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh. Si kundërshtar, gjithmonë e kam admiruar atmosferën e krijuar nga tifozët Gialloross dhe mezi pres të luaj për ta me fanellën e Romës”, tha Dybala për faqen zyrtare të Romës.
/GazetaBlic Sport


