Sporti

Dybala pranon ofertën nga Arabia Saudite

08/21/2024 17:47
nga:Mergim Rreci

Media të shumta në Itali po raportojnë se Paulo Dybala ka pranuar një ofertë masive prej 75 milionë eurosh për kontratë trevjeçare nga skuadra Saudite e Pro League, Al-Qadsiah, por Roma ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Sipas Sky Sport Italia , Calciomercato dhe të tjerë, Dybala ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje trevjeçare me vlerë 75 milionë euro në sezon, e cila kuptohet se përbëhet nga mbi 20 milionë euro pagë në sezon, plus bonuse të majme.

Agjenti i lojtarit, Jorge Antun, pritet të takohet me përfaqësuesit e Romës në orët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Ndërkohë, Al-Qadsiah pritet të paraqesë një ofertë prej 3 milionë euro për Romën. Me bonuse dhe shtesa, tarifa mund të rritet në 5 milion €.

Sky shton se nëse Roma vendos të pranojë ofertën e Al-Qadsiash, atëherë marrëveshja mund të përparojë relativisht shpejt.

Dybala ishte stërvitur si zakonisht me shokët e tij të skuadrës në Romë të mërkurën, teksa përgatiten të përballen me Empolin në Serie A në fundjavë, por kjo situatë ka të ngjarë të ndryshojë duke pasur parasysh vendimin e fundit të lojtarit.

/GazetaBlic Sport/