Interi janë të interesuar për transferimin e anësorit të Juventusit, Paulo Dybala.
Dybala ka kontratë me Juven deri në fund të këtij sezoni, ndërsa marrëveshja për rinovim nuk po arrihet, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentinasi pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, pasi nuk pajtohet me kushtet që Juventusi i ka ofruar.
Sipas “FcInterNewsIt“, lojtari refuzon të largohet nga Italia dhe e vetmja skuadër e interesuar për të është Interi.
/GazetaBlic Sport/


