Sporti

Dybala në lidhje me rinovimin: Preferoj të mos flasë!

01/16/2022 10:33
nga:L J

Në Itali po dalin lajmet se Juventusi do të jetë tërhequr nga marrëveshja që kishte tashmë me Paulo Dybala për të rinovuar.

“A po pres lajme? Nuk e di. Kanë qenë shumë lajme dhe kanë ndodhur shumë gjëra që preferoj të mos i komentoj”, tha argjentinasi duke folur për DAZN.

Dybala siguroi se do të vazhdojë të luajë si gjithmonë.

“Nuk kam pse t’i dëshmoj asgjë askujt. Klubi vendosi që ne të flasim vetëm në shkurt ose mars. Unë nuk di asgjë më shumë. Më duhet të pres. Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe do të bëj gjithçka që ai dhe skuadra kanë nevojë”, përfundoi sulmuesi.

/GazetaBlic Sport