Paulo Dybala, i cili shënoi në fitoren e Romës kundër Empolit (2-1), vlerësoi trajnerin Jose Mourinho dhe vuri në pah ambiciet e skuadrës.
“E kam thënë edhe më parë se duhet të jemi të qetë. Ka një dëshirë të madhe për të fituar, ne kemi trajnerin më të mirë në botë dhe lojtarë të shkëlqyer. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të luajmë sa më mirë”, tha fillimisht Dybala.
“Erdhëm nga dy disfata dhe duhej të reagonim. Kështu bëjnë skuadrat e mëdha”, tha sulmuesi argjentinas, duke folur për Sky Sports.
Roma është në vendin e pestë në Serie A me 13 pikë.
/GazetaBlic Sport


