Agjenti i Paulo Dybala-s, Jorge Antun, ka udhëtuar në Londër për të vlerësuar interesin serioz që vjen nga Premier League.
Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar do të largohet nga Juventusi si një transferim i lirë në fund të muajit të ardhshëm dhe një numër i klubeve të mëdha janë të interesuara për ta marrë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nerazzurrët” kanë qenë në bisedime me Antun prej pak kohësh dhe gjërat janë dukur pozitive, por asnjë marrëveshje nuk është siguruar.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, Antun aktualisht ndodhet në Londër për të shqyrtuar disa draft oferta nga klubet e interesuara të Premier League, përfshirë Arsenalin. Ai gjithashtu do të takohet me Frank Trimboli, i cili është një ndërmjetës që përfaqëson klubet e tjera të interesuara angleze.
/GazetaBlic Sport/


