Sporti

Dybala mund të mungojë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

11/21/2021 12:28
nga:Lorik J

Massimiliano Allegri shpreson që Paulo Dybala të kthehet në fushë se sa më shpejt të jetë e mundur, por sulmuesi argjentinas mund të humbasë ndeshjen e ardhshme të Champions League kundër Chelseat.

Dybala nuk udhëtoi me skuadrën për në Romë, ku Bianconerët mundën 2-0 Lazion e Maurizio Sarri të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për momentin, Paulo nuk është me ne. Shpresojmë se ai do të kthehet në fushë së shpejti”, tha Allegri për DAZN pas ndeshjes.

“Ai është një lojtar me shumë forcë në këmbë dhe sigurisht, kur ai luan, ne duhet të jemi më të mbuluar në mbrojtje. E rëndësishme është që ai të ndihet mirë kur të kthehet”.

Sipas Tuttosport, Dybala do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat të martën.

/GazetaBlic Sport