Sporti

Dybala: Kur ishim tek Juventusi i tregova Ronaldos se e urreja si fëmijë, ai vetëm qeshi

04/26/2023 10:16
nga:L J

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, pranon se dikur i tha Cristiano Ronaldos se e urrente atë si fëmijë.

La Joya dhe Ronaldo kaluan tre vjet në Juventus dhe kishte lajme se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira. Megjithatë, gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN, argjentinasi zbuloi se kurrë nuk ka pasur probleme me superyllin portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kam kaluar tre vite të bukura me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai shtoi diçka më shumë”, tha ai.

“Ka një rivalitet të madh mes Messit dhe Ronaldos në Argjentinë. Një herë, ne po fluturonim për një lojë, unë isha ulur në pjesën e pasme të avionit dhe ai ishte pak përpara. Në një moment, ai erdhi tek unë, folëm për jetën në përgjithësi, dhe unë i thashë: ‘Si fëmijë, praktikisht të urreja.’ Ne qeshim me këtë dhe kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira”, zbuloi ai.

/GazetaBlic Sport