Juventus dhe Inter kanë ndarë pikët në derbin italian.
Skuadrat kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Edin Dzeko në minutën e 17’të të takimit.
Dzeko realizoi pas topit të kthyer nga goditja e Calhanoglut i cili goditi shtyllën.
Në fund të takimit Juventusi realizoi nga penalltia me anë të Dybalas në minutën e 88’të të takimit.
Pas ndeshjes ka folur lojtari i Juventusit,Dybala, i cili tha se është koha të jetë lider i këtij ekipi.
“Unë mendoj se pas kaq shumë vitesh këtu, kam mësuar shumë nga liderët e shumtë që ka pasur ky ekip. Njeriu rritet në këtë mënyrë dhe përpiqet të ndihmojë të rinjtë. Mendoj se ka ardhur koha ime dhe përpiqem të bëj më të mirën për ekip”, ka thënë Dybala.
/GazetaBlic Sport.


