Sporti

Dybala i bie “pishman”, nuk transferohet në Arabi, vazhdon me Romën!

08/22/2024 20:35
nga:Lorik J

Paulo Dybala duket se ka vendosur të qëndrojë te Roma.

Lajmi i fundit nga Gianluca Di Marzio i Sky Sport sugjeron se sulmuesi argjentinas ka bërë një kthesë dhe ka vendosur të pranojë të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Pasi ra dakord për me Al Qadsiah të mërkurën, Dybala ka informuar shoqëruesit e tij se ka ndërruar mendje dhe planifikon të qëndrojë te Roma.

Lajmi është ende në zhvillim, por Di Marzio deklaron se Dybala i ka thënë ‘Jo’ Al Qadsiah dhe është gati të vazhdojë të luajë për Romën.

/GazetaBlic Sport