Sporti

Dybala dhe Pogba së bashku në pushime, tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e mesfushorit francez

07/03/2021 15:25
nga:Mergim Rreci

Paulo Dybala postoi një foto me Paul Pogba në Miami dhe tifozët e Juventusit po ëndërrojnë për një kthim të mesfushorit të Manchester United në Torino.

Pogba dhe Dybala janë miq të ngushtë dhe kaluan një sezon së bashku në Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.

Dyshja u takua në Miami, ku Pogba mbërriti pas eliminimit të Francës nga UEFA Euro 2020 dhe tashmë janë duke kaluar së bashku pushimet e tyre.

Dybala nuk u përfshi në ekipin kombëtar të Argjentinës për Copa America dhe ka kaluar pushimet e tij në SHBA, ku ai ka qenë duke u stërvitur para para-sezonit me “Zonjën e Vjetër”.

Tashmë takimi i tyre po shihet si një shpresë e një rikthimi të madh të Pogbas tek Juventus.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)