Sporti

Dybala dhe Juventus larg arritjes së marrëveshjes, argjentinasi pret oferta nga klubet e tjera

01/13/2022 12:24
nga:E K

Pak javë më parë u raportua nga mediat italiane se Dybala dhe Juventus janë afër arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit.

Megjithatë, tani negociatat kanë marrë kthesë krejtësisht të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

‘TYC Sports‘ raporton se Dybala dhe Juventus tani janë larg arritjes së një marrëveshje, kurse sulmuesi argjentinas po pret oferta të tjera nga klubet evropiane.

Dybala pritet të largohet nga Juventus në fund të verës si transfer i lirë.

/GazetaBlic Sport/