Sporti

Dybala dhe Juventus arrijnë marrëveshje për kontratën e re, mungon zyrtarizimi

12/03/2021 11:49
nga:Mergim Rreci

Juventus thuhet se ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Paulo Dybala, por agjenti i lojtarit ka shtyrë kthimin e tij në Itali, kështu që sulmuesi argjentinas nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje të re.

Kontrata e Dybala skadon në qershor 2022, por sipas raporteve të shumta në Itali, ai ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026, përjell GazetaBlic Sport.

Dybala do të fitojë 8 milionë euro në vit plus 2 milionë euro shtesa, duke u bërë fituesi i dytë më i madh në Torino pas Matthijs de Ligt që merr 8 milionë euro në vit plus shtesa 4 milionë euro.

Agjenti i sulmuesit Jorge Antun duhej të kthehej në Itali në nëntor për të vënë në letër marrëveshjen e re të Dybala-s, por ai ende nuk është kthyer në Torino.

Sipas Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, ka disa detaje burokratike për të rregulluar, ndërsa Tuttosport raporton se lëndimi i fundit i Dybala dhe çështjet jashtë fushës së Juventusit kanë shtyrë deklaratën zyrtare nga klubi.

/GazetaBlic Sport/