Goli i mbrëmshëm ndaj Interit ishte i veçantë për Dybalan.
Paulo Dybala barazoi rekordin e Michel Platinit duke shënuar 104 gola për Juventusin.
Argjentinas e barazoi këtë shifër pasi shënoi golin e barazimit (1-1) ndaj Interit nga pika e bardhë në minutën e 88’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Dybala, 27 vjeç, ka 260 ndeshje të zhvilluara për Juventusin, ka fituar pesë kampionate dhe katër Kupa. Këtë sezon tashmë ka tre gola dhe dy asistime.
/GazetaBlic Sport/


