Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është afër për të rinovuar kontratën me Bianconerët.
Juventus është në negociata me përfaqësuesit e Dybalas për një kohë të gjatë dhe duket se marrëveshja mes palëve është arritur, shkruan GazetaBlic Sport.
“Tuttosport” raporton se marrëveshja mund të finalizohet javën tjetër.
Mediat e huaja shkruajnë se argjentinasi ka përfituar rritje të pagës në kontratën e re.
Dybala pritet të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Juventusin.
#Dybala, da domani ogni giorno è buono per il rinnovo di contratto ➡️ https://t.co/csDlCUsLfJ
— Tuttosport (@tuttosport) September 19, 2021
/GazetaBlic Sport/


