Lajme

Dy zyrtarë rusë non grata në Kosovë, Rusia refuzon të përgjigjet

10/22/2021 19:00
nga:M K

Ambasada e Rusisë në Serbi ka refuzuar të komentojë vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që dy diplomatë rusë të shpallen non grata.

Të premten, Osmani njoftoi se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse janë shpallur persona non grata në Kosovë.

Ajo ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Deri më tani, s’ka koment”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ambasade për “TASS”.

Mësohen emrat e dy personave që u shpallën “non grata” në Kosovë