Sporti

Dy yjet e Manchester United drejt Arabisë Saudite – klubi anglez i bleu për 120 milionë euro

02/25/2024 18:02
nga:Gazeta Blic

The Telegraph pretendon se Raphael Varane dhe Casemiro kanë ‘tërhequr’ interesimin e klubeve të Ligës Saudite.

Të dy lojtarët mund të largohen nga Man United gjatë verës, pasi që nuk është se kanë dhënë shumë, ndërsa pagat e tyre janë të larta.

Francezi është paraqitur 17 herë në kampionat për Djajtë e Kuq deri më tani këtë sezon. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm.

Braziliani ka bërë 13 paraqitje në kampionat deri më tani këtë sezon, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Të dy lojtarët erdhën nga Real Madrid. Varane nënshkroi në vitin 2021 me një shumë prej 50 milionë euro, ndërsa Casemiro u bashkua në vitin 2022 me një transferim prej 70 milionë funtesh, me 10 milionë euro bonuse. /Telegrafi/