Sporti

Dy yjet e Manchester Cityt dalin në klub nate pas fitores, “çmendet” Guardiola, i përjashton nga ekipi!

12/21/2021 08:40
nga:Lorik J

“Jo, nuk kam bërë rotacion të ekipit”, ishte përgjigja e Pep Guardiola pas mungesës së Jack Grealish dhe Phil Foden në ndeshjen kundër Newcastle.

Por, dy yjet e Cityt u filmuan në një festë nate pas fitores 7-0 të Manchester City ndaj Leeds. Pas kësaj, Guardiola i përjashtoi nga skuadra për përballjen me Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pse luajti ky ekip? Sepse këta lojtarë e meritonin të luanin dhe të tjerët jo. Në këtë periudhë rreth Krishtlindjeve, duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje sjelljes së lojtarëve brenda dhe jashtë fushës. Kur ata nuk sillen siç duhet, ata nuk do të luajnë. Qëndroni të fokusuar. E di që është e vështirë para fundit të vitit, por ne duhet ta bëjmë këtë”, tha Guardiola.

The Telegraph shkruan se Guardiola është çmendur kur ka rrjedhur në publik një foto e Grealish dhe Foden nga një festë nate dhe kur ka parë gjendjen në të cilën janë shfaqur në stërvitje të nesërmen.

Duke u përjashtuar nga skuadra, ai ka dashur t’u thotë se gjëra të tilla nuk do të tolerohen më në klub. Foden, vlera e të cilit vlerësohet 80 milionë euro, ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 18 paraqitje këtë sezon. Grealish, i cili u pagua 117 milionë euro nga City këtë verë, ka tre gola dhe tre asistime këtë sezon.

/GazetaBlic Sport