Lojtarët e Interit, Denzel Dumfries dhe Nicolo Barella duhet të jenë të kujdesshëm në ndeshjen e nesërme kundër Monacos.
Dyshja janë një karton larg marrjes së pezullimit për ndeshjen e parë me eliminim direkt.
Me fitore ose barazim, Interi do të kalojë tutje nga faza e sapoformatuar e ligës.
Megjithatë, një humbje e mundshme do t’i detyronte ata të kalojnë në një playoff të frikshëm.
/GazetaBlic Sport