Interi hyn në ndeshjen e tyre kundër Liverpoolit pas një fitoreje 5-0 ndaj Salernitana në Serie A.
Tashmë, Interin e pret një ndeshje e vështirë në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Italianët mund të udhëtojnë pa dy lojtarë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Nicolo Barella mbetet i suspenduar nga ndeshja e parë. Emri tjetër, Ivan Perisic, i cili u pushua në fundjavë me lodhje të muskujve dhe mund të mbetet sërish jashtë.
Çfarëdo skuadre që do të nxjerrë Simone Inzaghi, do të jetë një provë e madhe pasi janë në disavantazh 2-0 nga ndeshja e parë.
/GazetaBlic Sport


