Sporti

Dy yjet e Chelseat në dyshim për derbin ndaj Manchester United

11/24/2021 12:46
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat luan ndaj Manchester Unitedit në xhiron e ardhshme në Premierligë.

Chelsea dhe Manchester United takohen të dielën me fillim nga ora 17:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Thomas Tuchel hyn në këtë ballafaqim pas fitores së thellë 4:0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, fitorja e djeshme nuk la shije të ëmbël tek “Blues”, pasi dy lojtarë kyç u dëmtuan gjatë ballafaqimit.

Mesfushori N’Golo Kante u dëmtua dhe u zëvendësua në pjesën e parë, ndërsa Ben Chilwell poashtu u dëmtua në pjesën e dytë.

Dyshja e Chelseat janë në dyshim për ndeshjen e së dielës dhe priten të mungojnë.

/GazetaBlic Sport/