Sporti

Dy vjet në Manchester City dhe një vit në New York City, kjo është oferta joshëse për Leo Messin

08/06/2021 13:29
nga:E K

Lionel Messi tashmë është duke dëgjuar ofertat nga klubet që kanë interesim për shërbimet e tij.

Barcelona nuk ka arritur të nënshkruaj me të për shkak të problemeve financiare, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG është një nga klubet e para që kanë bërë lëvizje për argjentinasin, siç raportohet klubi francez tashmë është në kontakt me Messin.

Megjithatë edhe grupi i futbollit “City Football Group” thuhet t’i ketë bërë ofertë Messit.

Sipas “Le10sport.com” ky grup i ka propozuar Messit kontratë 3 vjeçare ku dy vite do luante nën urdhërat e Pep Guardiolas kurse vitin e fundit të kontratës do t’a përfundonte në Neë York City.

Kjo ofertë mund t’a joshë Messin pasiqë kohë më parë ai kishte shprehur dëshirën e tij që karrierën e tij t’a mbyllte në Amerikë.

/GazetaBlic Sport/