Lajme

Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq

12/08/2025 09:25
nga:G B

Policia në Leposaviq ka raportuar dy raste të vjedhjes brenda pak ditësh.

Rasti i parë është një vjedhje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” më 6 dhe 7 dhjetor në orët e mesditës.

Sipas raportit policor, dy persona të panjohur kanë përdorur forcë për të depërtuar në një lokal, nga ku kanë vjedhur një frigorifer, një arkë fiskale, xhama të dritareve, një nxehëse, karrige dhe një tavolinë.

Rasti i dytë është regjistruar më 1 dhjetor në rrugën “JNA”. Policia njofton se një i dyshuar pasi ishte larguar nga viktima, i ka marrë këtij të fundit një shumë parash. Hetimet për këtë incident janë në procedurë hetimore.