Showtime

Dy vite në proçes divorci, Alma Bektashi zbulon problemet me Gjykatën e Tiranës

07/16/2023 16:39
nga:G B

Këngëtarja e njohur shqiptare Alma Bektashi, e cila i dha fund martesës verën e 2021, nuk është ndarë ende me letra, e shkak është bërë Gjykata.

“Nuk e kuptoj akoma.

Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë.

Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite.

Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”- ka thënë ajo për “Top Channel”.