Lajme

Dy vetura nga Kosova aksidentohen në Milot, një person përfundon në Spital

05/28/2024 19:28
nga:G C

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së martës pranë Urës së Zogut në Milot, Shqipëri.

Siç shihet nga pamjet, dy veturat janë me targa të Kosovës.

ABC News raporton se dy automjetet janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.