Posti i trajnerit tek kombëtarja e Belgjikës momentalisht është i lirë.
Roberto Martinez u largua nga kjo pozitë pas dështimit në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Ka dy kandidatë që janë më favoritë për ta marrë nën udhëheqjen e tyre këtë kombëtare, madje njëri është kampion bote me Gjermaninë.
Shtypi belg shkruan se kandidatët kryesorë janë Mauricio Pochettino dhe Joachim Low.
Drejtuesit e futbollit belg janë totalisht të fokusuar te këto dy emra dhe pikërisht këtu pritet të vendoset për pasuesin e Martinez
/GazetaBlic Sport/


