Sporti

“Dy trajnerë po presin”, ja kush mund ta marrë drejtimin e Barcelonës nëse Ronald Koeman shkarkohet

09/29/2021 23:39
nga:Lorik J

Pas humbjes nga Benfica, pozita e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk është e sigurtë.

Madje ishte vet trajneri i cili tha se nuk e di nëse do të vazhdojë apo jo, pasi është në duart e klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk e di se çfarë mendon Barcelona dhe çfarë do të vendosë për të ardhmen time. Nuk është në dorën time”, tha Koeman pas ndeshjes.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se kjo humbje e Barçës mund ta largojë Koemanin nga stoli i katalunasve.

Sipas tij, njëri mes Roberto Martiez dhe Xavi mund ta zëvendësojë atë në Barcelonë.

/GazetaBlic Sport