Lajme

Dy tërmete të fuqishme godasin Kinën me 18 minuta diferencë

07/28/2026 07:41
nga:Y I

Dy tërmete të forta me magnitudë 5.7 dhe 5.8 të shkallës Rihter goditën provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore të martën, tha Qendra Kombëtare e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).

Tërmeti me magnitudë 5.7 goditi Qarkun Xinghai, tha CENC, ndërsa një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 goditi të njëjtin qark 18 minuta më vonë.

Të dy tërmetet goditën në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 240 kilometra nga Xining, kryeqyteti i Provincës Qinghai.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.