Lajme

Dy tërmete godasin ishullin grek të Kretës, evakuohen urgjentisht turistët

06/20/2026 14:34
nga:Y I

Ishulli grek i Kretës u godit nga dy tërmete me magnitudë 4.6 dhe 5.3 ballë, me një ndryshim prej disa minutash, rreth mesditës së sotme.

Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash nën shtratin e detit pranë ishullit të Gavdos, në jug të Kretës.

Sipas portalit Cretalive, dridhja u ndje në të gjithë ishullin, duke përfshirë qytetet e Rethimnos dhe Hanias.

Policia greke ka qenë në patrullim, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.