Lajme

Dy të zhdukur që nga e shtuna në Gjilan

09/08/2025 09:22
nga:N K

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Gjilan.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se të dy persona kanë dalë nga shtëpia ditën e shtunë.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.