Lajme

Dy të vdekur dhe 2 mijë e 243 raste të reja me virusin korona

01/24/2022 15:02
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 vdekje nga Covid-19, shkruan Gazeta Blic.

Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 2 mijë e 243 raste të reja.

Njoftimi i plotë:

4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.