Lajme

Dy të vdekur brenda pak minutash në Mitrovicë

08/12/2023 19:29
nga:Y I

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë, brenda pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zahiti ka thënë se hetuesit policor kanë nisur hetimet për rastet në fjalë.

Viktimat janë përkatësisht të moshës 56 dhe 77 vjeçar.

“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.