Dy persona janë plagosur pasditen e së enjtes në një përleshje me armë që ndodhi në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë afër një pompe benzine, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.